Lufta në Gaza, Borrell: Zgjidhja e vetme është me dy shtete

Situata humanitare në Rripin e Gazës, aktualisht i rrethuar nga Izraeli që zhvillon një luftë kundër grupit islamik palestinez Hamas, nuk mund të

Janar 22, 2024 - 10:05
 0
Lufta në Gaza, Borrell: Zgjidhja e vetme është me dy shtete

Situata humanitare në Rripin e Gazës, aktualisht i rrethuar nga Izraeli që zhvillon një luftë kundër grupit islamik palestinez Hamas, nuk mund të jetë më keq se kaq, tha sot shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Që tani e tutje nuk do të flas për një proces paqeje, por një proces për një zgjidhje me dy shtete”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

Izraeli nuk mund të ndërtojë paqen vetëm me mjete ushtarake, theksoi gjithashtu Borel, duke këmbëngulur në zgjidhjen me dy shtete.

“Cilat janë zgjidhjet e tjera që po shqyrtojnë? T’i bëjnë të gjithë palestinezët të largohen? T’i vrasin ata?” , ai shtoi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.