Lufta në Gazë, të paktën 151 civilë të vrarë në 20 orët e fundit

Të paktën 19,453 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës mes Hamas dhe Izraelit më 7 tetor. Shifrat janë përditësuar nga Ministria

Dhjetor 18, 2023 - 18:04
 0
Lufta në Gazë, të paktën 151 civilë të vrarë në 20 orët e fundit

Të paktën 19,453 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës mes Hamas dhe Izraelit më 7 tetor. Shifrat janë përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Po ashtu, njoftohet se 151 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë ditës së fundit. Kjo shifër përfshin edhe të vrarët në sulmet ajrore në Jabalia. Gjithashtu, më shumë se 52,000 njerëz janë plagosur që nga 7 tetori.

OKB si dhe shumë vende të botës kanë bërë thirrje që Izraeli të respektojë ligjet ndërkombëtare të luftës dhe të kujdeset për jetët e civilëve. Nga ana tjetër, Izraeli i justifikon sulmet ndaj godinave të banuara dhe qendrave shëndetësore si goditje nga terroristëve të Hamasit, për të cilët ka informacion se gjenden aty./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.