Lufta në Lindjen e Mesme/ Guterres bën thirrje për armëpushim: Sulmet janë një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Gjatë fjalës së tij në Këshillin

Dhjetor 8, 2023 - 16:37
 0
Lufta në Lindjen e Mesme/ Guterres bën thirrje për armëpushim: Sulmet janë një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit, Guterres theksoi se situate e krijuar është në prag të një kolapsi. Ai nënvizoi se ky kolaps në sistemin e mbështetjes humanitare mund të çojë në pasoja shkatërruese.

 

Guterres shprehu shqetësimin se situata e vazhdueshme mund të rezultojë në një prishje të plotë të rendit publik dhe në përshkallëzim të presionit për zhvendosje masive në Egjipt, duke shkaktuar potencialisht një efekt përhapës në të gjithë rajonin. Ai e përshkroi situatën aktuale si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Po ashtu, Guterres nënvizoi kërcënimin që stafi i Kombeve të Bashkuara has në terren, ndërsa theksoi se mbi 130 persona, pjesë të personelit, kanë vdekur si pasojë e luftës. Ai shtoi se kjo shifër përbën edhe humbjen më të madhe të jetëve në historinë e organizatës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.