Lufta në PD/ Shpallja e Berishës ‘non grata’, deputeti Çollaku: Vendim i Bashës, i drejtë. Na kërcënuan me..

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku në një komunikim live për News24, foli për Kuvendin Kombëtar të PD-së që u zhvillua dje, si dhe shpalljen ‘non grada’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në lidhje me shpalljen ‘non grada’ të Berishës nga SHBA-ja, Çollaku tha se vendimi i ndërmarrë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i drejtë, teksa […]

Shtator 3, 2023 - 14:47
 0
Lufta në PD/ Shpallja e Berishës ‘non grata’, deputeti Çollaku: Vendim i Bashës, i drejtë. Na kërcënuan me..

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku në një komunikim live për News24, foli për Kuvendin Kombëtar të PD-së që u zhvillua dje, si dhe shpalljen ‘non grada’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në lidhje me shpalljen ‘non grada’ të Berishës nga SHBA-ja, Çollaku tha se vendimi i ndërmarrë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i drejtë, teksa shtoi se për pasojë, një pjesë e deputetëve morën kërcënime për qëndrimet e tyre politike.

“Dy vite më parë u morr vendimi që copëzoi PD-në. Nga një anë ishte presioni se po tradhtoni liderin historik, e për të  mos mjaftuar, vërshuan një valë urrejtje, e deri në kërcënime. Presioni ishte ky: lidhje me mbështetjen e kësaj vendimmarrje apo jo. Në telefonin tim vjen ende mesazhe kërcënuese e baltosje. Duket sikur shumica impononte atë sjellje.

Vendimi i Bashës,  ishte i drejtë , pasi mbajti lidhur PD-në me partneritetin strategjik që janë SHBA-të. Shpallja ‘non-grada’ e Berishës ishte një kërkesë politike e SHBA-ve. Do të ishte fatale për PD-në nëse do ishte dorëzuar empatisë. Mes 1000 gabimeve që ka bërë Basha, ky akt ishte i drejtë.

Kjo situatë, shpallja ‘non grada’ e Berishës e rëndoi situatën politike të PD-së. Çështjen e tij refuzoi ta nxirrte nga PD-së, kjo përçau partinë dhe simpatizantët. Kjo bëri që bëri po për inat të kësaj PD-së, Berisha refuzoi siglën e PD-së dhe zgjodhi atë të PL-së. Kjo po sjell edhe përçarjen sërish në Kukës, duke dobësuar aktivitetin opozitar.

Mbase dita e djeshme do të kontribuojë për të  mundësuar bashkimin e votës së demokratëve dhe mbi të gjitha, ne mund të ballafaqohemi me Ramën dhe të garan6tojmë rotacionin politik.”, u shpreh Çollaku.

Në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së, që u mbajt dje, deputeti Çollaku u shpreh se ishte ditë e mirë punimesh, teksa shtoi se pjesëmarrja ishte përtej pritshmërive.

“Ishte një Kuvend shumë i mirë me një pjesëmarrje përtej pritshmërisë. Ishte një ditë e mirë punimesh, debate dhe mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme ky Kuvend në historinë tonë politike si PD. Kuvendi miratoi ndryshime statutore të PD-së, duke u përpjekur të shmangë problematika të së shkuarës. Jam i kënaqur nga ky aktivitet.”, tha deputeti demokrat./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.