Lufta/ Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Shefi i Inteligjencës merr përsipër fajin: Dështuam të paralajmëronim botën

Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr, ka marrë përgjegjësinë e fajit, pas sulmeve të Hamasit. Në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të […]

Tetor 17, 2023 - 18:00
 0
Lufta/ Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, Shefi i Inteligjencës merr përsipër fajin: Dështuam të paralajmëronim botën

Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr, ka marrë përgjegjësinë e fajit, pas sulmeve të Hamasit.

Në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin.

“Me gjithë veprimet që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë”, ka thënë ai në letër.

Për Barr, prioritet është kundërpërgjigjja dhe më pas do të vijojnë hetimet, për të dalë në një përfundim se si Inteligjenca nuk arriti të zbulonte në kohë.

“Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”, shtoi Barr.

Vlen të theksohet se, sipas Times of Israel, “lëvizje të pazakonta” ishin zbuluar në Rripin e Gazës në orët para fillimit të sulmit, por këto indikacionet u injoruan kryesisht nga agjencitë përkatëse izraelite./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.