Lufta/ Sulmi i parë me armët amerikane godet sistemet ajrore ruse në Belgorod

Rajoni i Belgorodit në Rusi është objektivi i parë drejt të cilit janë lëshuar nga Ukraina armë perëndimore. Sulmi i parë (ose të paktën: sulmi i parë zyrtar) me Himars – raketa me rreze të gjatë – që kur SHBA dha autorizimin (bashkë me të edhe Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) është kryer ndaj […]

Qeshor 3, 2024 - 20:40
 0
Lufta/ Sulmi i parë me armët amerikane godet sistemet ajrore ruse në Belgorod

Rajoni i Belgorodit në Rusi është objektivi i parë drejt të cilit janë lëshuar nga Ukraina armë perëndimore. Sulmi i parë (ose të paktën: sulmi i parë zyrtar) me Himars – raketa me rreze të gjatë – që kur SHBA dha autorizimin (bashkë me të edhe Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania) është kryer ndaj një bateri të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-300/S-400.

Në kanalin në Telegram të “Dossier Spy” janë publikuar pamje të sulmit të kryer më 1 dhe 2 qershor.  Ai tregon qartë se cili është qëllimi i goditjes së Rusisë me Himar: të shkatërrohen sistemet raketore që bombardojnë ndërtesat dhe civilët në Kharkiv çdo ditë.

Fotot e pasojave të sulmit me raketat amerikane Himars janë publikuar online dhe mund të gjeokalizohen (nga kanali “Dnipro Official”) 18 km në veri të Belgorodit, pra më shumë se 50 kilometra nga kufiri ukrainas.

Gjasat janë që sulm ndaj objektivave ushtarakë në Rusi të ketë pasur para autorizimit amerikan. Një rast i tillë mund të jetë rrëzimi i një avioni ushtarak rus Il-76 në shkurt pranë Belgorodit. Rusia zyrtarisht pretendoi se avioni mbante të burgosur lufte ukrainas për shkëmbim, një pretendim që nuk është konfirmuar kurrë nga provat e dala nga komuniteti i pavarur kërkimor dhe gazetaresk.

Pas këtyre sulmeve, Rusia reagoi përmes zëvendësministrit të Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, i cili deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me “pasoja fatale” nëse shpërfillnin paralajmërimet për të mos lejuar Ukrainën të përdorë armët amerikane brenda Rusisë:

“Dëshiroj të paralajmëroj liderët amerikanë kundër gabimeve në gjykim që mund të kenë pasoja fatale. Për arsye të panjohura, ata nënvlerësojnë ashpërsinë e kundërpërgjigjes që mund të marrin”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.