Lufte në Lindjen e Mesme/ Ofensiva izraelite hyn në fazën më komplekse, katastrova humanitare thellohet

Forcat izraelite njoftuan të martën se kanë përparuar drejt “zemrës” së Gazëa, duke iu referuar zonave të konsideruara si “bastione” të Hamasit, Khan

Dhjetor 6, 2023 - 09:31
 0
Lufte në Lindjen e Mesme/ Ofensiva izraelite hyn në fazën më komplekse, katastrova humanitare thellohet

Forcat izraelite njoftuan të martën se kanë përparuar drejt “zemrës” së Gazëa, duke iu referuar zonave të konsideruara si “bastione” të Hamasit, Khan Younis, Jabalia dhe Shuja’iya.

 

Teksa Izraeli i ‘gëzohet’ këtij triumfi, katastrofa humanitare sa vjen e thellohet, ndërsa mbi 80% e popullsisë së përgjithshme të Gazës është detyruar të zhvendoset.

 

Në muajin e tretë të sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit, lufta raportohet të ketë hyrë në fazën më të rëndësishme dhe komplekse.

 

Izraeli deklaroi se po godet infrastrukturën bazë të Hamasit, ndaj nuk do të ndalë luftimet, si e vetmja formë për të shkatërruar grupin terrorist.

 

Ndonëse forcat izraelite deklarojnë se synimi i tyre është shkatërrimi i objekteve në dispozicion të grupit terrorist, numri i viktimave në radhët e civilëve sa vjen dhe bëhet alarmant, teksa të dhënat dëshmojnë se të vrarët më të shumtë janë fëmijë dhe gra.

 

Qindra mijëra civilë ende jetojnë në ato zona dhe mundësia e më shumë viktimave civile është shumë e lartë.

 

Të mbijetuarit po vuajnë mungesën e produkteve jetike, duke nisur që nga uji dhe ushqimi. Nënat shprehet se nuk kanë qumësht për foshnjat e tyre dhe as ujë. Nga ana tjetër, bluzat e bardha apelojnë vazhdimisht për furnizim me medikamente, për shkak të mungesave të theksuara, në një kohë ku spitalet janë të tejmbushura.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.