Luizi publikon këngën ‘Amaneti’: I dedikohet nënës apo sërish Kiarës?

Kënga më e fundit e Luiz Ejllit, “Amanet”, sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”. Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”. […]

Shtator 7, 2023 - 20:00
 0
Luizi publikon këngën ‘Amaneti’: I dedikohet nënës apo sërish Kiarës?

Kënga më e fundit e Luiz Ejllit, “Amanet”, sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”.

Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”. Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.

“Nëna ma tha vetë, amanet, amanet

Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet

Shkuan ditë, shkuan netë

Dashnia e vërtetë, amanet, amanet

Më kujtohet dita kur i pashë ata dy sy

Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty

Leji, leji, ata çfarë thonë…

Sytë e tu, s’du me pa lotë

Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta. Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.