Macron pas takimit me Vuçiçin: Të dënohen autorët e sulmit në Banjkë
Presidenti i Francës Emmanuel Macron të hënën pas një takimi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Pallatin Elysee ka deklaruar se është
Presidenti i Francës Emmanuel Macron të hënën pas një takimi me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Pallatin Elysee ka deklaruar se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e konfliktit të armatosur në Banjska vitin e kaluar të dalin para drejtësisë.
Më tej, Macron ka thënë se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është premtim dhe peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit tonë”.
“Franca do të vazhdojë të mbështesë rolin ndërmjetësues të BE-së, dua të mirëpres gjestet nga të dyja palët, por tani duhet të shkojmë edhe më tej”, ka shtuar presidenti francez.
Ai gjithashtu theksoi se Franca do të ndërmarrë gjithçka që zbatohen obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u arrit një vit më parë.
What's Your Reaction?