Macron: Rusia është një fuqi imperialiste që shkel ligjin ndërkombëtar

“Rusia është një fuqi imperialiste që shkel ligjin ndërkombëtar”, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste televizive, duke theksuar se të ndihmosh

Qeshor 7, 2024 - 08:50
 0
Macron: Rusia është një fuqi imperialiste që shkel ligjin ndërkombëtar

“Rusia është një fuqi imperialiste që shkel ligjin ndërkombëtar”, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste televizive, duke theksuar se të ndihmosh Ukrainën do të thotë të mbrosh të drejtat e tyre, sovranitetin kombëtar të ukrainasve dhe integritetin e tyre territorial.

“Paqja nuk mund të jetë kapitullimi i Ukrainës dhe duhet të vijë përmes negociatave”, theksoi ai, duke shtuar se ky moment nuk ka ardhur sepse Rusia “vazhdon të lëvizë në mënyrë agresive”.

Presidenti francez tha gjithashtu se Rusia nuk tregon tendencë për t’u frenuar dhe se nëse nuk do të ishte reagimi i Perëndimit, Ukraina do të ishte tashmë një satelit rus.

Emmanuel Macron tha gjithashtu se Franca do të vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën, duke theksuar se “ne nuk duam që lufta të përshkallëzohet”. Ai tha gjithashtu se Franca do t’i japë Ukrainës Mirage 2000-5, pa specifikuar numrin, dhe se do të trajnojë pilotët dhe personelin ushtarak. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.