Magazina me kanabis në Vorë, burrë dhe grua kthyen ambient e marrë me qira në kultivim lënde narkotike

Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që ka mbjellë bimët me kanabis. Ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë. Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj. Ngjitur me banesën kishin edhe magazinën që […]

Tetor 5, 2023 - 11:15
 0
Magazina me kanabis në Vorë, burrë dhe grua kthyen ambient e marrë me qira në kultivim lënde narkotike

Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që ka mbjellë bimët me kanabis. Ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë.

Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj. Ngjitur me banesën kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa.

46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit. Ndërsa bashkëshortja e tij 44-vjeçe ka thënë se nuk kishte ndjeni se ku ndodhej i shoqi. Ndërsa faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur djeni që në magazinë kultivohej kanabis.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.