Majk Tajson rikthehet në ring, ndeshja e legjendës së boksit transmetohet në Netflix

Majk Tajson rikthehet dhe njëherë në ring, kësaj radhe për t’u ndeshur me Xhejk Pol, ish-yllin e “YouTube” që po krijon një karrierë në ngritje në boks. Lajmi është konfirmuar si fillim nga “Netflix”, i cili do ta transmetojë live këtë sfidë më 20 korrik në “AT&T Stadium” të Teksasit. Ish-kampioni i botës i peshave […]

Mars 7, 2024 - 17:35
 0
Majk Tajson rikthehet në ring, ndeshja e legjendës së boksit transmetohet në Netflix

Majk Tajson rikthehet dhe njëherë në ring, kësaj radhe për t’u ndeshur me Xhejk Pol, ish-yllin e “YouTube” që po krijon një karrierë në ngritje në boks.

Lajmi është konfirmuar si fillim nga “Netflix”, i cili do ta transmetojë live këtë sfidë më 20 korrik në “AT&T Stadium” të Teksasit.

Ish-kampioni i botës i peshave të rënda, Majk Tajson, do të jetë 58 vjeç kur të vijë dita e ndeshjes, teksa Pol do të jetë 27 vjeç, me një diferencë prej 31 vitesh mes të dy boksierëve.

Komentet nga fansat nuk munguan, me disa prej tyre qe mezi prisnin të shihnin dhe njëherë në ring legjendën Majk Tajson, duke e cilësuar këtë betejë si ndeshjen e shekullit.

“Majku i Hekurt” është ndeshur 58 herë në karrierën e tij, duke fituar 50 sfida (44 prej tyre me “KO”), 6 të humbura dhe 2 herë pa fitues. Nga ana tjetër “Fëmija Problem” Pol ka zhvilluar 10 ndeshje në karrierën e tij, nga të cilat 9 i ka fituar dhe një e ka humbur.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.