Makina bie në lumin Fan, përfundojnë në spital babë e bir
Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj në Pukë, ku një automjeti dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat,
Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj në Pukë, ku një automjeti dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan.
Në automjet ishte shoferi Z. N., 60 vjeç dhe ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?