Makina dhe armët e vrasësve të Nikulajt u gjetën të djegura pranë Rinasit, dyshohet për katër autorë

Kjo është një nga armët e krimit të përdorura në vrasjen e 40-vjeçarit Entjan Nikulaj mbrëmjen e së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Arma tip kallashnikov u gjet brenda makinës së djegur tip BMW në afërsi të aeroportit të Rinasit. Në këtë mjet ishte dhe një kallashnikov i dytë. Makina është përdorur nga ekzekutorët e […]

Dhjetor 3, 2023 - 11:07
 0
Makina dhe armët e vrasësve të Nikulajt u gjetën të djegura pranë Rinasit, dyshohet për katër autorë

Kjo është një nga armët e krimit të përdorura në vrasjen e 40-vjeçarit Entjan Nikulaj mbrëmjen e së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Arma tip kallashnikov u gjet brenda makinës së djegur tip BMW në afërsi të aeroportit të Rinasit. Në këtë mjet ishte dhe një kallashnikov i dytë.

Makina është përdorur nga ekzekutorët e Entjan Nikulaj, të cilët pasi hapën zjarri me breshëri ndaj 40-vjeçarit që udhëtonte me automjet, u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin pranë aeroportit të Rinasit, ku dhe i vendosën flakën.

Hetuesit besojnë se kanë qenë 3 persona pjesëmarrës në krim, të cilët më pas dyshohet të jenë ndihmuar nga një tjetër pasi dogjën mjetin.

Grupi hetimor është fokusuar kryesisht në pistën e gjakmarrjes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.