Makina “fluturon” në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht të rinjtë. Pamjet e frikshme nga aksidenti

Një aksident qe mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë. Automjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të mirë të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime […]

Shtator 20, 2023 - 11:10
 0
Makina “fluturon” në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht të rinjtë. Pamjet e frikshme nga aksidenti

Një aksident qe mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.

Automjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të mirë të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.

Në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.