Makina përbyset mbi urën 158 metra të lartë në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy të rinjtë, burrë e grua

Aksident në rrugën e Arbrit, mjeti përmbyset mbi urën 158 metra të lartë   Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në

Nëntor 8, 2023 - 19:39
 0
Makina përbyset mbi urën 158 metra të lartë në rrugën e Arbrit/ Plagosen dy të rinjtë, burrë e grua

Aksident në rrugën e Arbrit, mjeti përmbyset mbi urën 158 metra të lartë

 

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

 

Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

 

Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.