Makinat përplasen “kokë më kokë”, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali
Një shqiptar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gaeta të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dy makina u përplasën “kokë më kokë”, një Smart ku udhëtonte një i ri shqiptar dhe një Opel, ku ndodheshin dy gra. Përplasja ishte aq e fortë sa 30-vjeçari […]
Një shqiptar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gaeta të Italisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dy makina u përplasën “kokë më kokë”, një Smart ku udhëtonte një i ri shqiptar dhe një Opel, ku ndodheshin dy gra.
Përplasja ishte aq e fortë sa 30-vjeçari Dh. Shini gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Dy gratë që udhëtonin në makinën tjetër mbetën të plagosura rëndë dhe u dërguan me urgjencë drejt spitalit.
Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e këtij aksidenti të rëndë dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e tyre.
/a.r
What's Your Reaction?