Makinat përplasen kokë më kokë në Shkopet, njëra përfundon në liqen, dy të plagosur

Shqipëria zgjohet këtë të dielë nën ritmin e makinave të karomboluara, ku aksidenti i katërt në këto orë të para të mëngjesit raportohet nga Shkopeti. Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë […]

Gusht 6, 2023 - 09:55
 0
Makinat përplasen kokë më kokë në Shkopet, njëra përfundon në liqen, dy të plagosur

Shqipëria zgjohet këtë të dielë nën ritmin e makinave të karomboluara, ku aksidenti i katërt në këto orë të para të mëngjesit raportohet nga Shkopeti.

Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa dy personat që ndodheshin në automjet janë dërguar për të marrë shërbim mjekësor në spitalin e Laçit.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.