Makineria i shtypi kokën në vendin e punës/ Ja kush është 26-vjeçarja shqiptare që vdiq në Itali

Anila Grishaj është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht jetën në një kompani të ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevizos. E reja ngeci në një makineri gjatë procesit të punës në fabrikë. Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen […]

Nëntor 15, 2023 - 13:46
 0
Makineria i shtypi kokën në vendin e punës/ Ja kush është 26-vjeçarja shqiptare që vdiq në Itali

Anila Grishaj është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht jetën në një kompani të ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevizos.

E reja ngeci në një makineri gjatë procesit të punës në fabrikë.

Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kolegët e punës që ngritën alarmin i dhanë ndihmën e parë 26-vjeçares, ndërsa mjekët dhe infermierët ndërhynë në kohë rekord edhe me një helikopter ambulancë.

Autoritetet janë duke u përpjekur të rindërtojnë dinamikën e incidentit, ndërsa Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

Pas ngjarjes së rëndë, një nga sekretarët e provincës së Trevisos ka kërkuar më tepër siguri në vendet e punës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.