“Malazezët, racë tradhtarësh”, Vulin: E ardhmja e ish-serbëve është në “Shqipërinë e Madhe”

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara. Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. “E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. […]

Maj 1, 2024 - 10:10
 0
“Malazezët, racë tradhtarësh”, Vulin: E ardhmja e ish-serbëve është në “Shqipërinë e Madhe”

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Ai më tej shtoi se “nëse Spajiq vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.