Mali i Zi goditet nga tërmete të njëpasnjëshme, sa ishte magnituta e tyre

Mali i Zi është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqisë mesatare, tre kilometra në veriperëndim të Çaragjesë, bëhet e ditur në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji. Tërmeti u regjistrua në orën 12:40 dhe kishte magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter, i vendosur në thellësinë 15 kilometra dhe u pasua […]

Prill 3, 2024 - 15:10
 0
Mali i Zi goditet nga tërmete të njëpasnjëshme, sa ishte magnituta e tyre

Mali i Zi është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqisë mesatare, tre kilometra në veriperëndim të Çaragjesë, bëhet e ditur në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:40 dhe kishte magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter, i vendosur në thellësinë 15 kilometra dhe u pasua nga një tjetër më i dobët, me magnitudë 2.8 ballë.

“Bazuar në modelin teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën e epiqendrës”, thuhet në deklaratë.

Një tërmet mesatar prej 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 21:07, katër kilometra në perëndim të Čarađe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.