Mali i Zi zemëron Serbinë, Vuçiç akuza Podgoricës pas njoftimit se do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën

Para udhëtimit në New York, president i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën

Maj 19, 2024 - 15:15
 0
Mali i Zi zemëron Serbinë, Vuçiç akuza Podgoricës pas njoftimit se do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën

Para udhëtimit në New York, president i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do të kuptoj se cilët janë miqtë e vendit të tij.

Kreu i shtetit serb kritikoi Malin e Zi për vendimin për ta mbështetur këtë rezolutë.

“Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më tej shtoi se është i vetëdijshëm për atë që e pret vendin e tij.

“Unë i di përmasat e forcës që na kërcënon, e di sa të mëdhenj dhe të fortë janë, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se do të luftojmë më mirë nga se e presin”, tha ai.

Mali i Zi ishte vendi i fundit i shkëputur nga ish-Jugosllavia. Ndërkohë kur Kosova e shpalli pavarësinë me 17 shkurt të vitit 2008, Mali i Zi vetëm disa muaj më pas më 9 tetor 2008 njohu shtetin e ri. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.