Maliq/ Ngacmoi seksualisht të miturën, flasin të afërmit: E ngacmonte sistematikisht, i kërkuam të mos e bënte më

Detaje të tjera dalin në pah nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku 59-vjeçari Anesti Sala ngacmonte të miturën. Bëhet me dije se

Nëntor 10, 2023 - 12:52
 0
Maliq/ Ngacmoi seksualisht të miturën, flasin të afërmit: E ngacmonte sistematikisht, i kërkuam të mos e bënte më

Detaje të tjera dalin në pah nga ngjarja e rëndë në Maliq, ku 59-vjeçari Anesti Sala ngacmonte të miturën. Bëhet me dije se prej 3 vitesh ai ngacmonte seksualisht 13 vjeçaren. Një e afërme e minorenes tregon se vajza e vogël ngacmohej sistematikisht nga 59-vjeçari, banor i të njëjtit fshat.

 

Ajo tregon se vajza ka treguar për ngacmimet dhe familjarët disa herë i kanë kërkuar të mos e ngacmonte. Pas debateve të shumta që familjarët kanë pasur me 59-vjeçarin, Anesti Sala ky i fundit përsëri i është rikthyer ngacmimeve, madje dhe në prani të minorenes.

 

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 59-vjecarin, Anesti Sala pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 13-vjeçaren.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.