“Mallkimi” i familjes Hoti, humbi dy djemtë në aksident! Çfarë shkruante Altini për vëllanë e vdekur: Mungon shumë kampioni im

Një aksident tragjik i mori jetën dy shqiptarëve në Itali dhe shoqes së tyre me origjinë italiane.   Ngjarja e rëndë ndodhi në

Dhjetor 8, 2023 - 14:05
 0
“Mallkimi” i familjes Hoti, humbi dy djemtë në aksident! Çfarë shkruante Altini për vëllanë e vdekur: Mungon shumë kampioni im

Një aksident tragjik i mori jetën dy shqiptarëve në Itali dhe shoqes së tyre me origjinë italiane.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, 8 dhjetor. Altin Hoti, 22 vjeç humbi drejtimin e makinës dhe përfundoi në lumë. Bashkë me të humbën jetën edhe Egli Gjeci, 26 vjeç dhe  Giulia di Tillio me banim në Portogruaro 21 vjeçe.

 

Mediet italiane kanë publikuar detaje tronditëse nga ngjarja.

 

Lexo edhe: Makina del nga rruga dhe bie në lum, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë në Itali (EMRAT)

 

Familja Hoti, kishte ende të hapur plagën e humbjes së djalit të tyre, Admir Hoti.

 

 

Admir Hoti, 19 vjeç humbi jetën pas një aksidenti tragjik në maj. Së bashku me të në makinë ndodhej edhe i ati, i cili shpëtoi.

 

 

Altini, i cili pati të njëtin fat si i vëllai, shkruante në rrjete sociale se e ndjente shumë mungesën e Admirit.

 

 

“Mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, shkruante në shtator të këtij viti, Altini për vëllanë e tij, Admirin./vizionplus.tv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.