Mallorca e Muriqit shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit

Mallorca në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra ishullore fitoi 3-2 kundër Gironës, duke i shkaktuar humbjen pas 17 ndeshjesh skuadrës që kryeson

Janar 24, 2024 - 22:26
 0
Mallorca e Muriqit shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit

Mallorca në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra ishullore fitoi 3-2 kundër Gironës, duke i shkaktuar humbjen pas 17 ndeshjesh skuadrës që kryeson kampionatin spanjoll.

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë perfekte. Mallorca realizoi tre gola në 45 minutat e para. Serinë e golave e hapi Larin, më pas Prats shoë. 31-vjeçari shënoi një eurogol, të dytin e realizoi me penallti.

Girona nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 68’. Raillo u ndëshkua me të kuq dhe penallti për skuadrën mike. Stuani nuk gaboi, por goli i dytë i Gironës erdhi shumë vonë.

Savio shënoi në minutën e gjashtë shtesë. Vedat Muriqi u fut në fushë për Mallorcan në minutën e 71’. Sulmuesi nga Prizreni po rifiton gradualisht formën e tij më të mirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.