Man United fitore me “dorë në zemër”, “djajtë e kuq” sigurojnë tri pikët vetëm minutat e fundit

Fitore e rëndësishme e Manchester United kundër Uolverhapton në duelin e javës së 22 të premier league. Djajtë e kuq e mundën skuadrën

Shkurt 2, 2024 - 14:55
 0
Man United fitore me “dorë në zemër”, “djajtë e kuq” sigurojnë tri pikët vetëm minutat e fundit

Fitore e rëndësishme e Manchester United kundër Uolverhapton në duelin e javës së 22 të premier league. Djajtë e kuq e mundën skuadrën vendase 4 me 3 në fund të një ndeshje me shumë përmbysje 97 minutave.

Rashford që në minutën e  pestë kaloi në avantazh miqtë duke u prezantuar në këtë pas kaosit që krijoi gjoba e majme për shkak se kishte gënjyer klubin duke pretenduar se ishte i dëmtuar pak  ditë më parë. Skuadra e Ten Hagës dominon krejtësisht ndeshjen dhe pas një rasti të pastër të Garnacos, ishte Hojlund që mposhti portierin Cendcas në minutën e 22.

Deri në fund të pjesës së parë një tjetër rast flagrant për Kasemiron dhe dy gola të anuluar për Hojlund. Pjesa e dytë nisi me një pretendim për penallti të Uolverjapton, pastaj MançesterUnited humbet të tjera raste të pastra me Hojlund dhe Douson. Pas mesit të pjesës së dytë ndeshja ndryshon pamje, sidomos pas penalltisë së saktë të Sarabia që rifuti në ndeshjen “ujqërit”.

Mançester United nuk tronditet nga ky gol, përkundrazi i çon shifrat në 3 me 1  falë realizimit të Mk.Tomineit. Kush mendoi se mori fund gjithsesi gaboi. Në të 85 Kilman shënon golin e dytë për të zotët e shtëpisë duke rindezur sërish shpresat e skuadrës Cendase, shpresa që bëhen realitet në minutën e  5 shtesë kur Pedro Neto barazoi shifrat.

Për ti vënë kapak ndeshjes së çmendur mendoi Kobi Maino i cili në minutën e  97 shënoi edhe golin e suksesit të madhë të djajve të kuq, të cilët janë në vendin e shtatë të vetëm tashmë me 35 pikë, 8 pikë larg zonës Champions. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.