Manaj gjen golin, Shqipëria në avantazh të dyfishtë ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit para se të niset për në Gjermani. Në Hungari luhet ndeshja me Azerbajxhanin, një test për Silvinjon për sfidën me Italinë që do të zhvillohet më 15 Qershor në Dortmund. Ndeshjen mund ta ndiqni falas në Tv Klan. LIVE SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 2-0 Bajrami 12′, Manaj 81′ FORMACIONET ZYRTARE Shqipëria: Thomas Strakosha; […]

Qeshor 7, 2024 - 20:55
 0
Manaj gjen golin, Shqipëria në avantazh të dyfishtë ndaj Azerbajxhanit

Shqipëria luan sot miqësoren e fundit para se të niset për në Gjermani. Në Hungari luhet ndeshja me Azerbajxhanin, një test për Silvinjon për sfidën me Italinë që do të zhvillohet më 15 Qershor në Dortmund. Ndeshjen mund ta ndiqni falas në Tv Klan.


LIVE SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 2-0

Bajrami 12′, Manaj 81′


FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti (Ismajli), Berat Gjimshiti (Mihaj), Mario Mitaj (Aliji); Kristjan Asllani, Ylber Ramadani; Nedim Bajrami, Jasir Asani (Hoxha), Taulant Seferi (Laçi); Armando Broja (Manaj)

Azerbajxhani: Mahammadaliyev; Cafarquliyev, Mustafazada, Huseynov, Mammadov; Isayev, Diniyev, Makhmudov; Sheydaev, Bayramov, Emreli

Stadiumi: Haladás Sportkomplexum, Hungari


NDESHJA MINUTË PAS MINUTE

85’ Jafarguliyev provon me një gjuajtje me të majtën, por Strakosha është i vëmendshëm dhe pret pa shumë probleme.

81’- Gooooool Shqipëria 2-0! Gjen rrugën e rrjetës edhe Rey Manaj. Sulmuesi shfrytëzon një pasim të marrë nga Aliji dhe me të majtën e ndal topin në fundin e rrjetës.

77’- Hoxha hedh një krosim nga e majta në zonë, por nuk shfrytëzohet si duhet.

75’- Vuan Shqipëria, Azerbajxhani i afrohet golit. Jafarguliyev, sheh gjuajtjen e tij të përplaset në rrjetën e jashtme.

72’- Azerbajxhani pranë barazimit. Strakosha mban portën e paprekur, duke ndalur një gjuajtje të fortë të Emreli.

71’- Emreli hyn bukur në zonë, por largon rrezikun Qazim Laçi.

66’- Mundësia më e mirë për shënim në pjesën e dytë te Shqipëria. Manaj merr një top në zonë dhe provon me një gjuajtje të fortë, por portieri Mahammadaliyev, e dërgon në goditje këndi.

63’- Aksion i rrjedhshëm i Shqipërisë, nga e majta në të djathtë. Bajrami kombinon me Hysajn, por krosimi i mbrojtësit të djathtë, largohet në goditje këndi.

61’- Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Seferi dhe aktivizohet Qazim Laçi.

58’- Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë. Bajrami niset në kundërsulm dhe kroson nga e djathta, me Manajn që provon në zonë, por është me kohëvonesë dhe shkakton faull në zonën kundërshtare.

55’- Gabon Hysaj në prapavijë, por Emreli nuk shfrytëzon si duhet, duke mos e dërguar dot topin në rrjetë.

54’- Azerët më kërkues në këtë pjesë të dytë. Sheydaev, provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, pas kombinimeve të bukura, por topi shkon mbi traun e portës.

52’- Bajrami hedh një krosim në zonë, por mbrojtësit azerë, largojnë një top që po shkonte tek Ajeti.

47’- Moment i rrezikshëm pas një gabimi të Ramadanit, por Strakosha shpëton portën, duke e larguar në goditje këndi.

46’- Tre zëvendësime te Shqipëria. Silvinjo largon Asanin për Arbër Hoxhën, Gjimshitin për Mihajn, Mitajn për Alijin dhe Brojën për Manajn.

45”- Fillon pjesa e dytë.

45′- Mbyllet pjesa e parë!

44′- Mamudov provon me gjuajtje nga faulli, por shkon jashtë.

43’- Momente tensioni në fushë. Emreli përplaset me Asllanit, pasi mesfushori shqiptar u ndërpreu rrugën. Arbitri qetëson situatën dhe akordon goditje dënimi.

40’- Minuta të mira për Shqipërinë, me Seferin që shkëputet nga e majta dhe pason për Brojën. Sulmuesi e kalon topin te Bajrami, me këtë të fundit që tenton dhe gjuan jashtë, ndërkohë që pritej një pasim në zonë.

39’- Nedim Bajrami, tenton me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por portieri e dërgon në goditje këndi.

37’- Për pak gabon portieri i Azerbajxhanit, që mban shumë një top dhe vihet ne presion nga Broja, por ia del ta largojë.

34’- Tenton edhe Asllani nga distanca, por gjuajtja nuk ka saktësinë e duhur.

33’- Hüseynov provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por pa e shqetësuar portierin Strakosha, pasi topi shkon jashtë.

32’- Ramadani shfaq probleme, por duket se nuk ka asgjë serioze, me lojtarin që vazhdon ndeshjen normalisht.

31’- Krosim i rrezikshëm nga krahu i majtë nga Azerbajxhani me Sheydaev, por topi i hedhur në zonë, nuk shfrytëzohet si duhet.

28’- Mitaj hyn në zonë dhe pason për Brojën, me sulmuesin që tenton të bëjë spondin për Bajramin, po gabon pasim.

24’- Mundësi e rrezikshme për Azerbajxhanin. Emerli, nuk shfrytëzon si duhet një krosim në zonë. Topi shkon ngjitur ngjitur me shtyllën e majtë të Strakoshës.

23’- Provon Ramadani me një kundërsulm të shpejtë, por ndalet në mesfushë.

18’- Jasir Asani merr një goditje në fytyrë, por arbitri e kalon situatën me një këshillim për Makhmudov.

14’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Seferi asistoi për Brojën, ndërkohë që Asani priste i vetëm në krahun tjetër.

12’- Gooooool Shqipëria 1-0! Kuqezinjtë dinë të shënojnë vetëm supergola. Nedim Bajrami, lëshon një goditje të bukur nga jashtë zone dhe topi ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

10’- Bajrami pason bukur për Brojën, me sulmuesin që bën spondin për Seferin, por ky i fundit gabon në pasimin e fundit.

7’- Shqipëria i lë qarkullimin e topit Azerbajxhanit dhe është e kujdesshme në prapavijë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.