Manchester City dominon futbollin evropian! Guardiola trajneri i sezonit, Haaland futbollisti i vitit. Mposhti Messin

Pas hedhjes së shortit të Champions League në Monaco, UEFA ka bërë me dije edhe arritjet sezonale individuale në këtë kompeticion. Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur trajneri më i mirë për meshkuj, teksa Sarina Vigman trajnerja më e mirë femër. Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë në Champions League për edicionin […]

Gusht 31, 2023 - 19:39
 0
Manchester City dominon futbollin evropian! Guardiola trajneri i sezonit, Haaland futbollisti i vitit. Mposhti Messin

Pas hedhjes së shortit të Champions League në Monaco, UEFA ka bërë me dije edhe arritjet sezonale individuale në këtë kompeticion. Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur trajneri më i mirë për meshkuj, teksa Sarina Vigman trajnerja më e mirë femër.

Erling Haaland është shpallur lojtari më i mirë në Champions League për edicionin e shkuar. Kujtojmë se City është fituesi në fuqi i këtij trofeu.

Pep Guardiola – trajneri i vitit

Sarina Vigman – trajnerja më e mirë e femrave (Anglia), fituese e Europianit

Erling Haaland- lojtari më i mirë i sezonit

Në garë ishin Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne pas një sezoni fantastik me Manchester Cityn, ndërsa sërish mes më të mirëve mbetet Lionel Messi, i cili vjen pas një viti ku fitoi gjithçka.

Fitues u shpall Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez udhëhoqi “Qytetarët” drejt sukseseve të mëdha, ku me golat e tij ndihmoi skuadrën në arritjen e objektivave. Haaland realizoi 36 gola në Premier League në edicionin që kaloi.

Trajneri më i mirë i vitit është Pep Guardiola. Tekniku i njohur i dhuroi tripletën skuadrës së Manchester Cityt, me teknikun spanjoll që mposhti rivalitetin e Simone Inzaghin të Interit dhe Spalletit të Napolit./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.