Manchester City eliminohet nga Newcastle, Chelsea fiton ndaj Brighton

Manchester City eliminohet në fazën e 1/16-ave të EFL Cup, pasi u mund me rezultatin 1:0 nga Newcastle. Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anë, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura. Goli i vetëm dhe që vulosi këtë takim u realizua në minutën e 53’ nga Isak, […]

Shtator 28, 2023 - 10:00
 0
Manchester City eliminohet nga Newcastle, Chelsea fiton ndaj Brighton

Manchester City eliminohet në fazën e 1/16-ave të EFL Cup, pasi u mund me rezultatin 1:0 nga Newcastle. Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar nga të dyja anë, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Goli i vetëm dhe që vulosi këtë takim u realizua në minutën e 53’ nga Isak, që kështu kualifikon Newcastle në fazën e 1/8-ave.

Chelsea kalon në raundin e 1/8-ave të EFL Cup pasi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Brighton, me këta të fundit që eliminohen.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa goli i vetëm i kësaj sfide u realizua nga Jackson në minutën e 51’.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën që u aktivizua në minutën e 87’.

Liverpool eliminon Leicester City nga EFL Cup pas fitores me përmbysje 3-1. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me McAteer në minutën e 3’, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Megjithatë në pjesën e dytë vendasit realizuan tre gola dhe përmbysën rezultatin me Gakpo në minutën e 48’, Szoboszlai në minutën e 70 dhe Diogo Jota në minutën e 89’.

Arsenal eliminon Brentford nga EFL Cup, ndërsa fitoi në transfertë me rezultatin 0-1. Goln e vetëm dhe të fitores për “The Gunners” e realizoi Nelson në minutën e 8’, i cili kualifikoi skuadrën e tij në fazën e 1/8-ave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.