Manchester City kampion i botës për klube, skuadra angleze mundi 4-0 brazilianët e Fluminense

Mançester Siti është shpallur fitues i Kupës së Botës për Klube pasi mundi në finale 4-0 brazilianët e Fluminense. Pritej një duel me shumë rivalitet, por britanikët kanë fituar lehtësisht ndaj brazilianëve. Julian Alvarez ishte protagonisti kryesor i sfidës. Argjentinasi ka mbuluar me sukses mungesën e Haland teksa shënoi golin e avantazhit pas vetëm 40 […]

Dhjetor 22, 2023 - 23:04
 0
Manchester City kampion i botës për klube, skuadra angleze mundi 4-0 brazilianët e Fluminense

Mançester Siti është shpallur fitues i Kupës së Botës për Klube pasi mundi në finale 4-0 brazilianët e Fluminense.

Pritej një duel me shumë rivalitet, por britanikët kanë fituar lehtësisht ndaj brazilianëve.

Julian Alvarez ishte protagonisti kryesor i sfidës. Argjentinasi ka mbuluar me sukses mungesën e Haland teksa shënoi golin e avantazhit pas vetëm 40 sekondash lojë. Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 27 kur një gjuajtje e Foden u devijua në portën braziliane nga Nino.

Në pjesën e dytë Siti shënoi edhe dy herë të tjera me Foden dhe sërish me Alvarez, duke vulosur fitoren e pastër 4-0.

Ky është trofeu i pestë në 2023-shin për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola që mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.