Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t’i ‘dridhet’ kreu

Premier League e futbollit në Angli është në javën e shtatë. Këtë të shtunë gjithçka u hap në orën 13:30, aty ku Aston Villa mposhti 6-1 skuadrën e Brighton. Në Birmingham, vendasit u treguan të pamëshirshëm kundër “Hirushes” së sezonit të shkuar. Këtë javë Manchester City pësoi humbjen e parë 2-1 nga Wolves, United u mposht […]

Shtator 30, 2023 - 19:20
 0
Manchester City pëson humbjen e parë dhe sheh t’i ‘dridhet’ kreu

Premier League e futbollit në Angli është në javën e shtatë. Këtë të shtunë gjithçka u hap në orën 13:30, aty ku Aston Villa mposhti 6-1 skuadrën e Brighton. Në Birmingham, vendasit u treguan të pamëshirshëm kundër “Hirushes” së sezonit të shkuar. Këtë javë Manchester City pësoi humbjen e parë 2-1 nga Wolves, United u mposht 0-1 në shtëpi nga Palace, teksa tri pikë mori edhe Arsenali. Në 18:30 luhet sfida mes Tottenham dhe Liverpool.

Në “Villa Park” në Birmingham, Aston Villa fitoi 6-1 kundër Brighton, me vendasit që u duk se luajtën tenis në këtë duel. Uatkins edhe njëherë ishte hero te Villa, duke shënuar tripletë në këtë takim. Gjithçka u hap nga ai në minutat 14 dhe 21, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-0 pas autogolit të Estupinian. Në pjesën e dytë Brighton shkurtoi me Ansu Fati në minutën e 50-të, teksa më pas Uatkins, Ramsey dhe Douglas i dërguan shifrat në 6-1. Me këtë sukses, Aston Villa barazon me 15 pikë Brighton dhe që për momentin ndajnë vendet tre dhe katër në Premier League.

Në “Molineux”, Wolverhampton fitoi 2-1 kundër Manchester City-t, duke bërë që në javën e shtatë të Premier League-s, djemtë e Guardiolës të pësonin humbjen e parë sezonale. Ndeshja për “Ujqit” u hap nga autogoli i Dias, me mbrojtësin e City-t që shënoi në portën e vet në të 13 minutë. Në pjesën e dytë ishte Julian Alvarez që me një supergol vendosi ekuilibrat për 1-1, teksa Hee-Chan në minutën e 66 shënoi golin e fitores për vendasit. Me këtë fitore, Wolves shkon në kuotën e shtatë pikëve për vendin e 13 momental. City me 18 pikë ende mban kreun, duke pritur rezultatet e rivalëve.

Në “Vitality Stadium”, Bournemouth vendas humbi 0-4 me Arsenalin për javën e shtatë në Premier League. Djemtë e Artetës u dukën të relaksuar dhe nuk humbën kohë duke shënuar me Bakary Saka në minutën e 17-të të takimit. Odegaard në të 44 minutë nga penalltia i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2. Duhej minuta e 53-të që Kai Havertz të gjente golin e parë personal me Arsenalin dhe të tretin e ndeshjes për rezultatin final 0-3, po nga penalltia. Në fund Odegaard aistoi për Ëhite, me këtë të fundit që i dërgoi shifrat në 0-4. Pa asnjë humbje këtë sezon, Arsenali mban vendin e dytë dhe kërcënon kryesuesit e Man. City.

Premier League – java 7 – e shtunë:

Aston Villa 6-1 Brighton (Uatkins 14′, 21′, 65′, Estupidian 26′ (og), Ramsey 85′, Luiz 90+7′ / Ansu Fati 50′)

Bournemouth 0-4 Arsenal (Saka 17′, Odegaard 44′, Havertz 53′, White 90+3′)

Everton 1-2 Luton (Calvert-Lewis 45′ / Lockyer 24′, Morris 31′)

Man. United 0-1 Crystal Palace (Andersen 25′)

Newcastle 2-0 Burnley (Almiron 14′, Isak 76′)

West Ham 2-0 Sheffield United (Bowen 24′, Soucek 37′)

Wolves 2-1 Man. City (Dias 13′ (og), Hwang Hee-Chan 66′ / Alvarez 58′)

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.