Man.City përmbys Evertonin, Chelsea kthehet te fitorja, Broja luan si zëvendësues
Manchester City mundi 3 me 1 Evertonin në javën e 19 të kampionatit anglez duke rikuperuar pike të rëndësishme në raport me kreun.
Manchester City mundi 3 me 1 Evertonin në javën e 19 të kampionatit anglez duke rikuperuar pike të rëndësishme në raport me kreun.
Kampionët e freskët të botës ngjiten tanimë në 37 pikë, 5 me pak sesa Liverpooli kryesues, por skuadra e Guardioles ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. Sukses me përmbysje për “Qytetarët” në Gudison Park. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Herrison në minutën e 29, gol i cili mbajti në avantazh Evertonin gjatë pjesës së parë.
Mirëpo në pjesën e dytë Manchester City bëri një përmbysje të madhe duke shënuar tre herë. Fillimisht një supergol i Foden nga distanca, pastaj një penallti e Alvarez dhe më tej vulosi Bernardo Silva.
Kthehet tek fitoret Chelsea që mundi në shtëpi Kristal Palas 2 me 1. Mudrik shumë shpejt zhbllokoi shifrat ne Stemford Brixh. Por pjesa e parë do të mbyllej me një befasi pasi Olize barazoi për miqtë.
Në pjesën e dytë u fut në fushë në minutën e 71 edhe Armando Broja, impakti i të cilit me ndeshjen ishte pozitiv. Ndonëse goli i fitores për blutë e Londrës do të shënohej vetëm në minutën e 89 nga Madueke.
Fitore qetësie për Skuadrën e Poçetinos që megjithatë mbetet në mesin e renditjes në kampionatin anglez./vizionplus.tv
What's Your Reaction?