Manja në burgun e grave: Një pjesë do përfitojnë plotësisht nga Amnistia. Burgu i Pogradecit gati këtë muaj

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka qenë këtë 8 Mars në Burgun e Ali Demit. Pas takimit me gratë që vuajnë dënimin, Manja ka deklaruar për mediat se gratë dhe vajzat e dënuara meritojnë një trajtim sa më dinjitoz, pavarësisht se janë dënuar nga drejtësia. “Do bëjmë çmos për të garantuar standarde më të mira […]

Mars 8, 2024 - 13:45
 0
Manja në burgun e grave: Një pjesë do përfitojnë plotësisht nga Amnistia. Burgu i Pogradecit gati këtë muaj

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka qenë këtë 8 Mars në Burgun e Ali Demit.

Pas takimit me gratë që vuajnë dënimin, Manja ka deklaruar për mediat se gratë dhe vajzat e dënuara meritojnë një trajtim sa më dinjitoz, pavarësisht se janë dënuar nga drejtësia.

“Do bëjmë çmos për të garantuar standarde më të mira jetese dhe trajtimi në këtë institucion. Ky institucion nuk ofron kushtet më të mira. Ata janë dënuar nga drejtësia për gabimet që kanë bërë por janë pjesë e jona dhe meritojnë një trajtim sa më dinjitoz dhe rikthim pranë familjes.

I qartësova dhe për ligjin e amnistisë. Një pjesë e grave përfitojnë plotësisht nga amnistia. ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit”, tha Manja, teksa u shpreh se në muajin mars përfundon dhe burgu i Pogradecit, aty ku do të transferohen edhe gratë.

“E gjithë zona këtu është e banuar me pallate. Ky institucion ofron strandarte e kushte për trajtimin e grave, por për trajtimin e posaçëm ky vend do duhet të shohë mundësinë e lëvizjes

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec. Ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit. Brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Plotëson të gjitha standardet e trajtimit të grave të dënuara. Do jetë pasi të bëhet amnistia.

Pas transferimit të grave, ky institucion do jetë ynë dhe do shërbejë për të njëjtin qëllim”, tha Manja.

Lidhur me Amnistinë Penale, Manja u shpreh se një pjesë e madhe e grave të dënuara do përfitojë ulje dënimi, ndërsa një pjesë tjetër përfitojnë plotësisht.

Një pjesë e grave të dënuara përfitojnë plotësisht nga amnistia kur të votohet. Pjesa më e madhe e të dënuarve do të përfitojnë ulje dënimi”, shtoi ministri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.