‘Manovra që ve në rrezik të gjithë’, policia: Do të vijojmë të publikojmë pamjet e çdo shoferi që e bën!

Trafiku në rrugët e Tiranës është padyshim një fenomen stresues. E ajo që e bën edhe me shumë të tillë, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit nga disa shoferë. Kur vjen puna tek këta të fundit, policia rrugore e Tiranës nuk e kursen ‘dorën’, duke i gjobitur. Teksa shpërndan këtë video, ku sjell disa shoferë […]

Prill 1, 2024 - 14:35
 0
‘Manovra që ve në rrezik të gjithë’, policia: Do të vijojmë të publikojmë pamjet e çdo shoferi që e bën!

Trafiku në rrugët e Tiranës është padyshim një fenomen stresues. E ajo që e bën edhe me shumë të tillë, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit nga disa shoferë. Kur vjen puna tek këta të fundit, policia rrugore e Tiranës nuk e kursen ‘dorën’, duke i gjobitur.

Teksa shpërndan këtë video, ku sjell disa shoferë të cilët kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën pa u pozicionuar në fillim, policia thekson se kjo manovër jo vetëm shkel rregullat, por ve në rrezik edhe qytetarët e tjerë.

“Vëmendje të gjithë drejtuesit e mjeteve!  Së fundmi, kemi konstatuar disa shkelje të Kodit Rrugor, veçanërisht drejtuesit e mjeteve që kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën, pa u pozicionuar në fillim, në kundërshtim me Nenin 174.2.b. Kjo manovër e rrezikshme jo vetëm që shkel rregullat, por vendos në rrezik të gjithë përdoruesit e rrugës. Për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar këto sjellje në të ardhmen, do të ndajmë pamje filmike të këtyre shkeljeve në rrjetet tona sociale. Ju lutemi, qëndroni të vëmendshëm dhe respektoni rregullat e trafikut për një udhëtim më të sigurtë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.