Maqedonia e Veriut për herë të parë me një kryeministër shqiptar? BDI propozon Talat Xhaferi

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim propozoi kryeparlamentarin, Talat Xhaferi si kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut.    “BDI propozin Talat Xhaferin si

Dhjetor 8, 2023 - 17:43
 0
Maqedonia e Veriut për herë të parë me një kryeministër shqiptar? BDI propozon Talat Xhaferi

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim propozoi kryeparlamentarin, Talat Xhaferi si kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut.

 

 “BDI propozin Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së. “Ne i analizuam të gjitha opsione dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti e vetme dhe si pjesë e frontit Evropian dhe u autorizua kryetari Ali Ahmeti t’i vazhdon bisedimet dhe t’i propozon partisë një vendim i cili do të aprovohet në organet e partisë”, shtoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

 

Në kuadër të kryesisë qendrore të BDI-së është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme partiake që duhet të pasojnë. Pikë diskutimi në këtë kuadër kanë qenë edhe zgjedhjet presidenciale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.