Mario Mitaj në “optikën” e klubeve europiane, Lokomotiva e Moskës kërkon mbi 7 milionë euro për kartonin e tij

Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj edhe pse 20-vjeç është kthyer në dëshirën e shumë klubeve europiane të cilat po kërkojnë ta afrojnë në merkaton

Dhjetor 27, 2023 - 16:27
 0
Mario Mitaj në “optikën” e klubeve europiane, Lokomotiva e Moskës kërkon mbi 7 milionë euro për kartonin e tij

Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj edhe pse 20-vjeç është kthyer në dëshirën e shumë klubeve europiane të cilat po kërkojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

Mbtojtësi i majtë i kombëtares shqiptare i cili aktivizohet në kampionatin rus me Lokomotivën e Moskës kërkohet me ngulm nga Dinamo e Zagrebit.

Kroatët i kanë ofruar 500 mijë euro klubit rus për një huazim të mbrojtësit shqiptar për 6 muaj në vitin 2024, dhe më pas 3.5 milionë të tjera për blerjen përfundimtare të tij.

Por Lokomotiva e Moskës e ka bërë të qartë se për mbrojtësin shqiptar kërkon mbi 7 milionë euro.

Mitaj vlerësohet si i 14-ti në listën e 270 talenteve më të mirë të vitlindjes 2023 nga CIES dhe duket se hapësira që trajneri Sylvinho i dha në Kombëtare ka bërë efektin e vet.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.