Mark Wahlberg shet shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë

Mark Wahlberg ka shitur shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë, sipas dokumenteve të marra nga Las Vegas Review Journal dhe të publikuara nga revista People. Aktori shiti rezidencën e vendosur në komunitetin Summerlin që e kishte blerë rreth një vit më parë pasi vendosi të shpërngulej me familjen nga Kalifornia në […]

Tetor 3, 2023 - 16:40
 0
Mark Wahlberg shet shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë

Mark Wahlberg ka shitur shtëpinë e tij në Las Vegas për 16.6 milionë dollarë, sipas dokumenteve të marra nga Las Vegas Review Journal dhe të publikuara nga revista People.

Aktori shiti rezidencën e vendosur në komunitetin Summerlin që e kishte blerë rreth një vit më parë pasi vendosi të shpërngulej me familjen nga Kalifornia në Nevada.

Wahlberg bleu rezidencën dykatëshe në gusht 2022 për 14.5 milionë dollarë, sipas Revistës Review.

Rezidenca e vendosur në The Summit Club, është një komunitet privat që ofron një sërë lehtësish luksoze, duke përfshirë një fushë golfi, programe Wellness dhe rekreative, fusha tenisi dhe siguri 24/7.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.