Maroku është porta natyrore e Afrikës për Shqipërinë

Ambasadori ie Mbretërisë së Marokut në Shqipëri, me seli në Romë, z. Youssef Balla Maroku është porta natyrore e Shqipërisë drejt Afrikës, deklaroi Youssef Balla, Ambasador i Mbretërisë së Marokut në Tiranë me seli në Romë. Falë pozicionimit strategjik, lidershipit rajonal dhe dinamizmit të ekonomisë së saj, Maroku paraqet një mundësi për forcimin e tregtisë […]

Janar 9, 2024 - 21:07
 0
Maroku është porta natyrore e Afrikës për Shqipërinë

Ambasadori ie Mbretërisë së Marokut në Shqipëri, me seli në Romë, z. Youssef Balla

Maroku është porta natyrore e Shqipërisë drejt Afrikës, deklaroi Youssef Balla, Ambasador i Mbretërisë së Marokut në Tiranë me seli në Romë.
Falë pozicionimit strategjik, lidershipit rajonal dhe dinamizmit të ekonomisë së saj, Maroku paraqet një mundësi për forcimin e tregtisë së Shqipërisë me Afrikën.
Maroku ka infrastrukturën më të mirë aeroportuale në Afrikë me portet e Tangier-Med, portin e parë në Mesdhe me 8 milionë kontejnerë në vit, përveç porteve të Kazablankës dhe portit të ardhshëm të Dakhla-Atlantique, lidhjen më të mirë hekurudhore, duke qenë i vetmi vend afrikan që ka linja me shpejtësi të lartë, rrjetin e parë rrugor dhe lidhjen e parë ajrore me vendet afrikane.
Sektori bankar maroken është një nga më të fuqishmit në rajon me një prani efektive në më shumë se 25 vende afrikane.
Për më tepër, Maroku është vendi i dytë investitor më i madh në Afrikë dhe, gjithashtu, i dyti për sa i përket kontributit në bashkëpunimin zhvillimor.
Maroku po përjeton një rritje të konsiderueshme ekonomike, falë zhvillimit të zonave më të avancuara industriale, si ato të automobilave, me eksportin e më shumë se 500,000 makinave në vit, aeronautikës dhe energjive të rinovueshme, një sektor ku klasifikohet i 7-ti globalisht në termat e performancës energjetike, me 42 për qind të prodhimit të saj të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme dhe që do të arrijë në 52 për qind në vitin 2030.
Kësaj i shtohet edhe aftësia e tij për t’u pozicionuar në mesin e liderëve botërorë për sa i përket hidrogjenit të gjelbër sipas raporteve ndërkombëtare që e vlerësojnë atë me 6./. të prodhimit botëror.
Ka kaq shumë sektorë që përfaqësojnë mundësi reale për shkëmbim mes dy vendeve tona, përveç atyre tradicionale si agroindustria dhe turizmi.

Marrëdhëniet mes Marokut dhe Shqipërisë janë plot potencial, shtoi Youssef Balla.
Megjithatë, pavarësisht thellësisë së marrëdhënieve historike, politike dhe kulturore midis dy vendeve tona, ato mbeten nën aspiratat e dy popujve tanë. Për këtë arsye, ne duhet të demonstrojmë risi duke integruar një vizion largpamës të bazuar në qëndrueshmërinë e interesave të përbashkëta dhe konvergjencën e këndvështrimeve.
Ne ndajmë me Shqipërinë jo vetëm vlerat qytetëruese, por edhe të njëjtin shqetësim për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin e Mesdheut. Ne po zhvillojmë të njëjtat beteja kundër fatkeqësive dhe sfidave globale si lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit, imigrimit të parregullt dhe trafikimit të qenieve njerëzore, krimit të organizuar dhe ndryshimeve klimatike. Prandaj, së bashku mund të bëjmë më mirë.
Maroku është vendi më i qëndrueshëm në bregun jugor të Mesdheut, me një shtet 12 shekullor dhe një monarki kushtetuese dhe reformuese të vazhdueshme. Është një vend i njohur për moderimin e zgjedhjeve strategjike dhe hapjen e shoqërisë së tij. Një partner i besueshëm për Evropën dhe Perëndimin dhe si rrjedhojë ka qenë vendi i parë që ka gëzuar status të avancuar me Bashkimin Evropian.

Fortësia e ekonomisë së saj i ka mundësuar asaj të krijojë marrëveshje të tregtisë së lirë me disa vende dhe grupe rajonale si ato me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, Zleca për Afrikën dhe vendet arabe, gjë që lejon që çdo prodhues ose investitor të arrijë një treg. prej më shumë se një miliard konsumatorësh nga Maroku.
Ambasadori i Mbretërisë së Marokut, z. Youssef Balla do të ketë disa takime në Tiranë me zyrtarë të lartë të MPJ-së, përfaqësues të parlamentit dhe qeverisë për të shqyrtuar mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.