Marrëveshja me Italinë për emigrantët, pas Gjadrit nis puna edhe në Portin e Shëngjit

Pas Gjadrit, nis puna edhe në Portin e Shëngjit për ngritjen e qendrës pritëse për refugjatët, në kuadër të Marrëveshjes Shqipëri-Itali. Vendi ku do të ngrihet qendra është e rrethuar, teksa punëtorët po punojnë prej dy ditësh. Refugjatët do të priten në këtë strukturë dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km […]

Prill 3, 2024 - 11:15
 0
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, pas Gjadrit nis puna edhe në Portin e Shëngjit

Pas Gjadrit, nis puna edhe në Portin e Shëngjit për ngritjen e qendrës pritëse për refugjatët, në kuadër të Marrëveshjes Shqipëri-Itali.

Vendi ku do të ngrihet qendra është e rrethuar, teksa punëtorët po punojnë prej dy ditësh.

Refugjatët do të priten në këtë strukturë dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt.

Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.