Marrëveshja për pengjet/ Mblidhet kabineti izraelit, propozimi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët” me Hamasin

Kabineti i plotë izraelit pritet të mblidhet mbrëmjen e kësaj të marte, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme pengjesh.   Mediat ndërkombëtare

Nëntor 21, 2023 - 20:26
 0
Marrëveshja për pengjet/ Mblidhet kabineti izraelit, propozimi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët” me Hamasin

Kabineti i plotë izraelit pritet të mblidhet mbrëmjen e kësaj të marte, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme pengjesh.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se diskutimet mund të konkludojnë në arritjen e një fjuhe të përbashkëte pas shumë tentativave të dështuara mbi këtë çështje.

 

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se po bëhet përparim në lirimin e mundshëm të pengjeve që mbahen në Gaza.

 

“Ne po bëjmë përparim. Nuk mendoj se ia vlen të thuhet më shumë, edhe në këtë moment, por shpresoj se do të ketë lajme të mira së shpejti,” tha Netanyahu.

 

Marrëveshja me Hamasin kërkon lirimin e 30 fëmijëve dhe 20 grave, tetë prej të cilave janë nëna. Mbi 230 pengje të të gjitha moshave dhe kryesisht civilë janë rrëmbyer nga Hamasi.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.