Marrëveshja Shqipëri–Britani për të burgosurit, bosi i drogës Çopja transferohet i pari

Klodjan Çopja, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe, është i burgosuri i parë që do të transferohet në Shqipëri për të kryer pjesën e mbetur të dënimit prej 17 vitesh burg. Çopja u arrestua në vitin 2017, pas një aksioni policor që goditi rrjetin e trafikantëve të kokainës me […]

Mars 4, 2024 - 09:35
 0
Marrëveshja Shqipëri–Britani për të burgosurit, bosi i drogës Çopja transferohet i pari

Klodjan Çopja, një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe, është i burgosuri i parë që do të transferohet në Shqipëri për të kryer pjesën e mbetur të dënimit prej 17 vitesh burg.

Çopja u arrestua në vitin 2017, pas një aksioni policor që goditi rrjetin e trafikantëve të kokainës me vlerë 150 milionë paunde, i cili furnizonte Londrën dhe zonën lindore të Britanisë. Ai ndenji katër vite në arrati përpara se të kapej në kufirin mes Greqisë e Shqipërisë me pasaportë false dhe u ekstradua në Britani.

Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri konfirmoi për mediet britanike se transferimi i Çopjas u krye javë më parë.

12 të dënuar për vrasje, përdhunime dhe më shumë se 100 të dënuar për drogë dhe armë zjarri pritet të transferohen po ashtu drejt Shqipërisë për ta vijuar aty pjesën e mbetur të burgimit.

Marrëveshja për transferimin e të burgosurve u arrit vitin e kaluar dhe një nga qëllimet e shpallura prej qeverisë britanike është të kursejnë dëmin financiar mbi taksapaguesit e Britanisë, pasi llogaritet se një i dënuar atje i kushton vendit 109 paunde përditë, ndërsa kostoja në Shqipërisë përllogaritet te 32 paunde në ditë. /The Sun

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.