“Martinaj më kërcënoi se do më muroste”, Teta çudit prokurorin: Më thuaj kush është Tigri në Sky ECC?

Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor ku të pandehur në mungesë janë Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Oltion Logu, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos më 27 Gusht të 2019-s. Blendi Teta iu përgjigj pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të bashkëpandehurve. Ai ka mohuar përfshirjen […]

Dhjetor 6, 2023 - 11:24
 0
“Martinaj më kërcënoi se do më muroste”, Teta çudit prokurorin: Më thuaj kush është Tigri në Sky ECC?

Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor ku të pandehur në mungesë janë Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Oltion Logu, Aleksandër Manxhaku dhe Dritan Agaj.

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos më 27 Gusht të 2019-s.

Blendi Teta iu përgjigj pyetjeve të prokurorit dhe avokatëve të të bashkëpandehurve.

Ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje dhe ka deklaruar se ndodhej së bashku me familjen në një restorant në zonën e Freskut në datën kur është ekzekutuar Malko.

Teta ka shpjeguar edhe marrëdhënien që kishte me vëllezërit Duka dhe Ervis Martinajn. Sipas dëshmisë, Teta  ka qenë menaxher i kompanis së lotove të vëllezërve Duka të cilën më pas ia ka shitur Ervis Martinajt.

Blendi Teta: Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Më datë 27 unë kam qenë për një drekë te lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së llotove të vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive.

Kam shkuar te dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqeronte me makinën e punës që ishte skoda e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e llotove. Selmani më ka shoqëru deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijeve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër.

Theksoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj ne tualet. Aty në një  lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam fut tek spitali brenda për nevojat personale.

Me ndërhyrjen e gjykatës Teta tha:  Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5. Më të mbërritur taksia jam nisur drejt baneses së shoqes time, në don Bosko. Ndërkohë familjen i kam me banim në afërsi të liqenit të thatë. Aktivitetin e llotove e ushtoroja që nga 2005-në shtator të 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojrat e fatit dhe jam larguar për në golem aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator.

Dua të sqaroj që me Ervis Martinajn dhe Vëllezrit Duka kam pas të njëjtin raport, cështje llotosh. Gjatë kohës që isha në golem taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpis së shoqes time më ka treguar se policia më kishte kontollu shtëpin. Më shoqën nuk flisja se ajo kishte frikë ngaqë kishte shku policia. Ndërsa më gruan dhe fëmijet nuk kisha folur. Kur jam kthyer në tTranë më datë 13 më ka arrestu policia, aty nuk kam dhënë deklarime të nesërmen më kanë dhënë me firmos ca letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh santiago Malkon.

Ai ka deklaruar se vrasjen e Malkos e ka mësuar pas disa ditësh nga gazetat dhe ka mohuar njohjen me të.

Më pas Blendi Teta ka kërkuar që të bëj një deklarim në seancë.

Sipas dëshmisë, Ervis Martinaj e ka kërcënuar se nëse nuk i tregonte vendndodhjen e vëllezërve Duka do ta vriste dhe do ta muroste.

Teta: Dua të sqaroj e nderuar gjykatë që edhe pse e dija që isha në kërkim për llotot unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të 2019 Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga cunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në katë të dytë. Ai ishte aty me disa nga antarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi. Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksin pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një bodrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë. E nderuar Gjykatë dua që ti bëj një pyetje prokurorit: A mund të më thoni kush është personi me pseudonimin “Tigri” tek SKY ECC që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur Vëllezërit Duka?

Gjyakta i kërkon shpjegime për këto informcione dhe ai shprehët se i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Malkos. I bashkëpandehuri tjetër Ilir Selmani i cili u dënua me 28 vite burg, kishte sjellë një deklaratë ku theksonte se ishte i sëmurë dhe se do të vinte për të dhënë shpjegime në gjykatë në seancën e radhës. Po ashtu prokuroria kërkon që të thirret edhe Adjan Ahmeti pasi nuk është bërë e mundur të gjendet. Seanca e radhës do të zhvillohet në 19 dhjetor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.