“Martinaj s’ka lidhje me vrasjen e Artan Santos”, eksperti zbulon detajet: Ngatërrohet qëllimisht, për të fshehur personazhet kryesorë
Më 26 Qershor 2014 ndodhi vrasja e bankierit Artan Santo në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se një ndër emrat e përfolur Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Santos. Sipas Karamuços, ai është përdorur qëllimisht për të fshehur […]
Më 26 Qershor 2014 ndodhi vrasja e bankierit Artan Santo në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se një ndër emrat e përfolur Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Santos. Sipas Karamuços, ai është përdorur qëllimisht për të fshehur personazhet kryesorë.
“Edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe kur ka dal ka thënë që kjo vrasje është bërë si mesazh për tu dëgjuar diku larg, pretendohej në atë kohë për Amerikën Latine, për një nga ato vendet ku ata ishin shumë të shqetësuar për bllokimin e një sasie parash dhe të një ngarkese që u kap në Mal të Zi dhe përfshinte këtë bankë.
Sigurisht ai që ka qene një nga bankieret më të vjetër, themeluesit dhe sigurisht shifrat, transaksionet, tentativat e para për pastrim parash që përfshinin emra politikanësh, ai ka pasur një database me vete.
What's Your Reaction?