Martirizimi/ Hapet rruga drejt procesit të lumnimit të At Anton Harapit, kisha do dorëzojë dokumentet origjinale në Vatikan!

Më në fund, vendimi për të nisur procesin që do të çojë drejt lumnimit At Anton Harapin njohu një hap konkret.  Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra bëri të ditur se ka nisur puna për përgatitjen e dosjes që do të dorëzohet në Vatikan. Procesi konsiderohet i vonuar, pasi At Anton Harapi nuk u përfshi në […]

Dhjetor 28, 2023 - 18:47
 0
Martirizimi/ Hapet rruga drejt procesit të lumnimit të At Anton Harapit, kisha do dorëzojë dokumentet origjinale në Vatikan!

Më në fund, vendimi për të nisur procesin që do të çojë drejt lumnimit At Anton Harapin njohu një hap konkret.  Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra bëri të ditur se ka nisur puna për përgatitjen e dosjes që do të dorëzohet në Vatikan.

Procesi konsiderohet i vonuar, pasi At Anton Harapi nuk u përfshi në 2016 në listën e 38 martirëve të lumnuar nga Papa Franskesku.

Kjo për shkak se ai nuk ka qenë vetëm prif, teolog e prozator por dhe veprimtar me angazhim politik.Kujtojmë se At Anton Harapi ishte një nga katër regjentët në qeverinë e krijuar gjatë pushtimit nazist të Shqipërisë, gjë që iu konsiderua si “mëkat” i pafalshëm nga komunistët, të cilët e pushkatuan në vitin 1946, në periferi të Tiranës.

Për këtë arsye, në 2016-ën, Komisioni i Rishqyrtimit të Aktit të Martirizimit kërkoi dokumente autentike të arkivave. Ndaj tashmë kisha katolike duhet të dorëzojë në Vatikan dëshmi dhe dokumentet autentike mbi jetën, veprën e françeskanit me ndikim të jashtëzakonshëm në vitet ‘40. Po kështu At Anton Harapi është autor i disa librave, si “Andrra e Pretashit”, “Valë mbi valë”, Naltimi i Ndergjegjjes Kombetare./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.