Masakër në SHBA, vriten dy policë dhe një zjarrfikës

Një telefonatë për një konflikt në familje në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shndërrua në një përplasje të armatosur me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur. Viktimat janë 2 oficerë policie të moshës 27-vjeçare dhe një punonjës 40-vjeçar i shërbimit zjarrfikës, të cilët pasi shkuan në vendngjarje ranë pre e të shtënave me […]

Shkurt 19, 2024 - 13:25
 0
Masakër në SHBA, vriten dy policë dhe një zjarrfikës

Një telefonatë për një konflikt në familje në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shndërrua në një përplasje të armatosur me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur.

Viktimat janë 2 oficerë policie të moshës 27-vjeçare dhe një punonjës 40-vjeçar i shërbimit zjarrfikës, të cilët pasi shkuan në vendngjarje ranë pre e të shtënave me armë nga brenda shtëpisë.

Gjithashtu nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe një tjetër oficer policie, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet policore bënë të ditur se edhe autori i kësaj ngjarje ka vdekur, por pa dhënë detaje sesi u vra.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.