Masakra në Moskë, tre fëmijë mes të vdekurve, pesë të tjerë janë shtruar në spital me plagë të rënda

Tre fëmijë janë në mesin e personave të vrarë pas një sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës dje , të premten, raportoi RIA. Agjencia ruse

Mars 23, 2024 - 08:55
 0
Masakra në Moskë, tre fëmijë mes të vdekurve, pesë të tjerë janë shtruar në spital me plagë të rënda

Tre fëmijë janë në mesin e personave të vrarë pas një sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës dje , të premten, raportoi RIA.

Agjencia ruse e lajmeve raportoi këtë informacion duke cituar Ministrinë rajonale të Shëndetësisë.

Më shumë se 60 persona vdiqën dhe 115 u plagosën pas sulmit terrorist të djeshëm në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, për të cilin grupi xhihadist Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë.

Mes të plagosurve janë pesë fëmijë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë janë drejtuar drejt spitaleve të Moskës për të dhuruar gjak për të plagosurit.

Ngushëllime nga Kina – India

Presidenti kinez Xi Jinping i shprehu sot “ngushëllimet” homologut të tij rus Vladimir Putin pas një sulmi terrorist që vrau më shumë se 60 njerëz në një sallë koncertesh në periferi të Moskës të premten.

“Kina dënon fuqishëm sulmin terrorist dhe mbështet fuqishëm përpjekjet e qeverisë ruse për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin” në Rusi, tha Xi Jinping, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve kineze Xinhua.

Kryeministri indian Narendra Modi dënoi gjithashtu sot “sulmin e tmerrshëm terrorist” në një sallë koncertesh në Moskë.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm terrorist të kryer në Moskë”, tha Modi në një postim në rrjetet sociale X.

“India shpreh solidaritetin e saj me qeverinë dhe popullin e Federatës Ruse në këtë kohë zie”, shtoi kryeministri indian./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.