Masakra në Pragë, gjendet arsenal armësh brenda universitetit, 24-vjeçari autori edhe i dy vrasjeve të tjera

Detajet e thellojnë akoma më shumë tragjedinë e sulmit vdekjeprurës në Pragë. Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke në një konferencë për shtyp njoftoi se autori i të shtënave rezulton të jetë autor edhe i dy vrasjeve të tjera të kryera javën e kaluar, në pyllin Klanovicky pranë Pragës. Ndërkohë, disa orë para ngjarjes së […]

Dhjetor 21, 2023 - 22:36
 0
Masakra në Pragë, gjendet arsenal armësh brenda universitetit, 24-vjeçari autori edhe i dy vrasjeve të tjera

Detajet e thellojnë akoma më shumë tragjedinë e sulmit vdekjeprurës në Pragë.

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke në një konferencë për shtyp njoftoi se autori i të shtënave rezulton të jetë autor edhe i dy vrasjeve të tjera të kryera javën e kaluar, në pyllin Klanovicky pranë Pragës.

Ndërkohë, disa orë para ngjarjes së rëndë u gjet i vrarë i at ii 24-vjeçarit, teksa ky i fundit dyshohet si autor edhe për këtë vrasje.

Ndërkohë në universitetin e Arteve, ku u vranë 14 persona e u plagosën 25 të tjerë, autoritetet kanë gjetur një numër të madh armësh.

“Ne mund të kishim dhjetëra viktima pa një reagim të shpejtë të policisë,” tha ministri.

Ndërkohë viktimat dyshohet të jenë zgjedhur rastësisht nga autori, i cili vrau veten pas sulmit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.