Masakra në Rusi me 40 të vrarë, reagon BE: Jemi tronditur! Dënojmë çdo sulm kundër civilëve
Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin terrorist që tronditi Rusinë mbrëmjen e sotme ku një grup personash hapën zjarr ndaj qytetarëve që po ndiqnin një koncert. Në reagimin e bërë, zëdhënësi për Punët e Jashtme të BE-së, Peter Stano shprehet se Bashkimi Europian dënon çdo sulm kundër civilëve si dhe shpreh ngushëllimet për rusët e […]
Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin terrorist që tronditi Rusinë mbrëmjen e sotme ku një grup personash hapën zjarr ndaj qytetarëve që po ndiqnin një koncert.
Në reagimin e bërë, zëdhënësi për Punët e Jashtme të BE-së, Peter Stano shprehet se Bashkimi Europian dënon çdo sulm kundër civilëve si dhe shpreh ngushëllimet për rusët e prekur nga sulmi i rëndë.
“Bashkimi Evropian është i tronditur dhe i tmerruar nga lajmi i sulmit terrorist në sallën e qytetit Crocus të Moskës. Bashkimi Evropian dënon çdo sulm kundër civilëve. Mendimet tona shkojnë tek të gjithë qytetarët rusë të prekur,”– shkruan Peter Stano në rrjetin social “X”.
What's Your Reaction?