Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës (EMRI)

Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florion Taçi është arrestuar nga policia. Arrestimi i tij u bë i mundur përmes një operacioni të përbashkët

Shkurt 28, 2024 - 13:10
 0
Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës (EMRI)

Ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florion Taçi është arrestuar nga policia.

Arrestimi i tij u bë i mundur përmes një operacioni të përbashkët mes Policisë së Tiranës dhe të Gjirokastrës, si dhe Prokurorisë.

Në pranga ka përfunduar edhe bashkëpunëtori i tij Alban Memishaj.

Taçi akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.