Mashtrimi me 215 mijë euro/ “Më jep pak kohë…”, si nisi 26-vjeçari të dyshonte se ishte mashtuar nga bankieri

Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe […]

Shkurt 10, 2024 - 12:39
 0
Mashtrimi me 215 mijë euro/ “Më jep pak kohë…”, si nisi 26-vjeçari të dyshonte se ishte mashtuar nga bankieri

Denis Buzali ia kishte dhënë paratë Lorin Xhelilajt rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë, mëson gazetari i Report Tv Sokol Dema. Kohë pas kohe i ka kërkuar Xhelilajt për pasaportën dhe aksionet në Turqi, por 38-vjeçari është justifikuar duke i thënë “më jep dhe pak kohë, do i bëjmë së shpejti”.

Në javët e fundit Buzali ka nisur të dyshoj se mund të jetë mashtrim dhe i ka kërkuar Xhelilajt kthimin e parave mbrapsht, ndërsa ky i fundit i ka thënë do ia kthente sepse pasaporta dhe aksionet nuk po i bënte dot.

Megjithatë, për momentin paratë nuk i kishte, pasi sipas tij i kishte investuar dhe do ia jepte Buzalit në një moment të dytë. Në kushte të tilla, Denis Buzali i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin. Krimk Ekonomik, pas hetimit organizoi operacionin dhe Lorin Xhelilajt iu gjetën vetëm gjysma e parave që kishte marrë nga Buzali.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.